Flick: Nuk e fajësoj Spanjën për eliminimin tonë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Gjermania është eliminuar nga Kupa e Botës.‘

Die Manschaft’ u përshëndet nga Botërori edhe pse triumfoi në ndeshjen ndaj Kosta Rikës me rezultat 4 me 2, kjo pasi Japonia e mposhti Spanjën në ndeshjen tjetër të Grupit E.

Pas ndeshjes, Hansi Flick, trajneri i Gjermanisë theksoi se Spanja nuk ka faj në eliminimin e tyre.“Unë nuk fajësoj Spanjën. E kemi fajin tonë, duhet të shikojmë punët tona. Patëm mjaft raste, veçanërisht kundër Japonisë dhe në fund kundër Spanjës. Zhgënjimi është i madh”, tha ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-