Si kreu i të djathtës shqiptare në vend, Lulzim Basha ka ruajtur profilin e një njeriu që nuk e përfshin shpesh jetën e tij private dhe familjen në politikë.
Por duket se kësaj here, kryedemokrati ka patur një arsye të mjaftueshme, për të prezantuar përmes një fotoje të rrallë, prindërit dhe vëllain e tij.
“Një e dielë e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar”, shkruan Basha

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

