Franco Foda publikon listën e Kosovës, ftohen për herë të parë dy futbollistë të rinj

Opoja.net Opoja.net Sport

Franco Foda ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për Përfaqësuesen e Kosovës.

Dardanët do të luajnë ndeshje miqësore me Norvegjinë në Oslo, derisa Foda ka grumbulluar 23 futbollistë për këtë duel miqësorë.

Për këtë duel janë grumbulluar tre portierë si Arijanet Muric, Visar Bekaj dhe për herë të parë Mustafë Abdullahu që luan te Tirana.

Foda ka ftuar shtatë mbrojtës si Mërgim Vojvoda, Florent Hadergjonaj, Amir Rrahmani, Ilir Krasniqi, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti dhe Leart Paqarada.

Ndërkohë në repartin e mesfushës janë grumbulluar vetëm katër futbollistë si Valon Berisha, Lindon Emërllahu, Blendi Idrizi dhe debutuesi Art Smakaj.

Reparti ofensivë është i mbipopulluar, pasi këtu janë grumbulluar hiq më pak se nëntë futbollistë si Edon Zhegrova, Bernard Berisha, Vedat Muriqi, Altin Zeqiri, Drilon Hazrollaj, Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani, Muhamet Hyseni dhe Elbasan Rashani.

Në ora 14:00 gjatë ditës së sotme përzgjedhësi Foda do të mbajë konferencë për shtyp. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-