Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, (PK) Elementin Mbështetës Civil Ushtarak (EMCU) të Ambasadës amerikane kanë realizuar “Trajnimin për siguri në raste të emergjencave“ për personelin mjekësor të QKMF, në Komunën e Dragashit.
Ky trajnim është organizuar në vazhdën e bashkëpunimit dhe mbështetjes së FSK-së për institucionet e Republikës së Kosovës.
Trajnimi është planifikuar dhe koordinuar nga Kompania për Operacione Civile (KOC) e FSK-së dhe EMCU (Elementi Mbështetës Civil Ushtarak) i Ambasadës Amerikane, ndërsa instruktorët janë pjesëtarë të Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC) të Garda Kombëtare të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës (Stacioni Policor në Dragash).
FSK-ja është e gatshme dhe ka si synim mbështetjen e të gjitha institucioneve me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të përgjithshme mjekësore.


Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.