Opoja.net

Fundamentalizmi dhe kisha ortodokse serbe

Opinione
Fundamentalizmi dhe kisha ortodokse serbe

Autori: Nexhat Ibrahimi

Për këtë arsye, por edhe për arsye objektive (faktori kohë, faktori material, po edhe mungesa e punës institucionale ndër ne), ende nuk është arritur një qasje konstruktive dhe e hollësishme në studimin dhe hulumtimin e çështjes së fundamentalizmit në përgjithësi dhe ndër ortodoksët në veçanti, as në rrafshin teorik dhe as në atë praktik. Andaj pretendimi ynë me këtë punim të shkurtër është modest.

Burimet shpirtërore dhe historike të fundamentalizmit ortodoks serb

1. Burimet shpirtërore të fundamentalizmit ortodoks serb.
Nëse e miratojmë faktin se fundamentalizmi si term teknik përdoret si shenjë që shënon çdo qëndrim shpirtëror që insiston në jondryshueshmërinë e disa parimeve ose që synon t’i përcaktojë parimet themelore për një fushë të mendimit ose të veprimit, atëherë ky term mbulon edhe atë që quhet ortodokse në cilëndo fushë.[2] Shembull tipik i qëndrimit të tillë ortodoks, për të cilin mund të përdorim edhe termin fundamentalist, është çështja e besnikërisë, lojalitetit të ortodoksëve ndaj qëndrimeve të etërve të Sinodit të Nikesë (Izniku i sotëm në Turqi) më 325 dhe të Konstantinopolit më 381 mbi çështjet e dogmave të Kishës, për ç’arsye ndodhi skizma, çarja në Kishën kristiane përfundimisht në vitin 1054. Atëbotë ortodoksët (pravosllavët) refuzuan të pranonin dogmat e reja mbi emanuimin e Shpirtit të Shenjtë edhe nga i Biri e jo vetëm nga Ati i Shenjtë, pastaj dogmën mbi purgatorin, mbi zënien virgjërore të Krishtit[3] etj.

Fundamentalizmi ortodoks serb, me natyrën e vet të mirëfilltë të mbështetur në mitin grek mbi Antean[4] dhe me vetëdijen tribale, virtyt ky që e ka përcjellë popullin serb deri në ditët e sotme, drejtpërdrejt hyn në fushën gjenocidale gjatë pushtimit të vendit të huaj.

Kjo ideologji/vetëdije mbrapshtane në vend të kombit, thekson popullin e vet në kuptimin e ‘popullit qiellor’, madhësia e të cilit nuk është raca, por ‘Dhurata e Zotit’, e cila, nuk dihet përse, popujve të tjerë u është privuar, kurse u është dhënë serbëve në Kosovë. Në këtë mënyrë, teoria ia lëshoi vendin mitologjisë dhe religjionit, që ky të transformohet në ‘svetosavlje’ që ta konfirmojë këtë lajthitje.[5]

2. Burimet historike të fundamentalizmit ortodoks serb.
– Fundamentalizmin ortodoks (pravosllav) serb e kemi aktiv gjatë tërë historisë së tij, që nga fillimi në shekullin IV, në vitin 325, me Sinodin e Nikesë, në fund të shekullit X me shën Vladimirin (herë-herë brenda teologjisë ortodokse, e herë-herë në rrafshin religjioz-nacional-historik), kurse me bekimin e Rusisë cariste. Që të dyja këto komponente i kemi aktivë edhe gjatë shekullit XX, sidomos në Kongresin gjithësllav të mbajtur në Beograd më 1946.[6]

Edhe në vitet nëntëdhjetë të shekullit XX kemi disa takime gjithësllave të karakterit politiko-kulturor e tregtaro-ekonomik. Madje, Kisha ortodokse serbe është mjaft aktive në idenë gjithëortodokse në trojet ish-jugosllave. Tubimet komemorative nën direktivat e drejtpërdrejta të Kishës ortodokse në përvjetorin e 600-të të Betejës së Kosovës, car Lazarin e paraqisnin si Jezu Krishtin me nxënësit e tij, kështu që ‘konflikti’ ngrihet nga kategoria e hak/gjakmarrjes, në nivel kozmik të së mirës dhe së keqes[7].

Burimet kryesore për tërë këtë propagandë ishin kronikat e murgjve serbë, të cilat këta i shkruan pas dëshpërimit dhe apatisë që përjetonte popullit serb, duke e ngritur Lazarin në mesi të ngarkuar prej të Madhit Zot dhe për ta kthyer popullin serb në Kosovë,[8] pastaj pohimet e krerëve serbë, si p. sh. të Stefan Nemanjës: “Perëndia u ka dhënë bizantinëve dinjitetin e perandorit, hungarezëve atë të mbretit dhe serbëve atë të zhupanit.”[9]

Këto tubime në arsenalin propagandistik kryesisht përdornin dy ‘maskota’, dy frymëzuesit kryesorë: car Lazarin dhe Petar Petroviç Njegoshin,. Kjo propagandë kishte mbështetje në politikën panserbe dhe pansllave.[10]

Gjatë periudhës së gjatë historike fundamentalizmi ortodoks serb apo ideologjia serbe kryesisht karakterizohet për këto tipare:

1) Misticizmi iracional i tipit mitoman svetosavian

(Serbomëdhenjt me gënjeshtrat e tyre mitomane dhe me veprat e këqija të projektuara në ideologjinë destruktive krijuan pamundësinë që të jetojnë së bashku me fqinjët e tyre joserbë. Në këtë mënyrë, nën ndikimin e mitomanisë (e miti serb është Kosova!) pravosllavja e tyre bëhet krivosllavlje (kuazisllavlje) dhe burim i mosmarrëveshjeve dhe konflikteve permanente)[11]

2) Hegjemonizmi dhe konservatizmi

(Gënjeshtrat serbe u shndërruan në fuqi demoniane, që sollën për vetë serbët jopaqe, kurse për të tjerët të këqija gjenocidale. Si gënjeshtarë të mirëfilltë, serbët janë shndërruar në robër të dëshirave vetjake dhe këtë të vërtetë ua ofrojnë edhe fqinjëve të tyre si garancë për hegjemonizmin ndaj tyre. Krahas ngjashmërisë me nacizmin, “velikoserbizmi” manifeston edhe çmenduri nacionale në vend të biologjizmit të nacizmit, të aspiratave hegjemoniste në vend të pretendimeve raciste. “Velikoserbizmi” pretendon të drejtën historike, kurse nacizmi të drejtën raciale.)[12]

3) Tradicionalizmi i shprehur në mistifikimin historik të serbizmit kinse si faktori i vetëm që iu kundërvu invadimit osman

(Fryma e zotimit /përgjërimit kosovar është dëshmi e pakontestueshme e çrregullimit të trurit, i cili e ka prodhuar sikur që është realizimi i tij më i keq i fëlliqësirës morale. Këtë e bëjnë nëpërmjet ‘egocentrizmit fisnor’ dhe ‘mitomanisë’, të cilën e publikojnë me infantilitet sikur që deformitetin gjenetik e dëftojnë si lavdidashja ashtu edhe pushtetdashja e bartësve të tyre ultra-ekstremë.)[13]

Konsekuencat e fundamentalizmit ortodoks serb

Politika serbe, e frymëzuar në fundamentalizmin ortodoks, duke mistifikuar realitetin, përpiqet të realizojë synimin e vetëmashtrimit të vet, duke u bërë faktor determinues në shumicën e konflikteve shoqërore në hapësirat ballkanike. Bartësit e kësaj vetëdijeje të pervertuar, janë psikopatë, të cilët në humbjet e historisë së tyre shohin fitoret dhe kështu, duke iu robëruar ‘zotimit / përgjërimit të Kosovës’ ndërmarrin luftëra gjenocidale.[14]

Në rrafshin historik kjo politikë fundamentaliste pan-serbe-sllave rezultoi që D. Paviq, A. Popoviq, D. Tanaskoviq, M. Jevtiq, D. Kalajiq e shumë të tjerë Islamin ta identifikojnë si të huaj në tokën evropiane, kurse peshkopi ortodoks Atanasije “rrethojat e shtëpive muslimane prej Bagdadit deri në Bihaç t’i quajë primitivizëm të zakonshëm dhe diç edhe më të thellë.”[15] Për realizimin e synimeve fundamentaliste serbët apeluan te vëllezërit sllavë dhe aleatët sllavë që t’i ndihmonin, kështu që Rusia, Bullgaria, Greqia, Rumania, Ukraina, por edhe vende të tjera, si Franca, Italia e pjesërisht edhe Anglia etj., në mënyra të ndryshme (politiko-diplomatike, ekonomike) u solidarizuan me serbët. Në fillim të vitit 1993 disa qindra rusë luftuan në anën serbe, kurse qarkullojnë të dhëna se armata ruse e furnizonte Serbinë.[16]

Pastrimi etnik në Bosnjë (1992-1995) dhe në Kosovë (1998-1999) nuk është i rastit, veçse vazhdim i luftës serbe për dominim, plaçkitje dhe vrasje. Ashtu siç dëfton edhe thënia e Radovan Karaxhiqit serb, janar të vitit 1992, se strategjia serbe është të luftojnë “derisa nuk e arrijnë synimin e Karagjorgjes – bashkimin e të gjithë serbëve dhe derisa nuk e përfundojnë luftën.”[17]

Në vitet tridhjetë të shekullit XX, Klubi kulturor serb i propozoi mbretit Aleksandër që me djegien e fshatrave shqiptare, me inicimin e vrasjeve dhe konflikteve, me shkeljen e shenjtrive fetare e të tjera, të krijohen kushtet për persekutimin e shqiptarëve nga Kosova dhe kështu ta kolonizojë Kosovën.[18]

Kurse në vitet nëntëdhjetë të shekullit XX, aparati shtetëror serb dhe Kisha ortodokse serbe, duke këmbëngulur tek popujt e tjerë sllavë apo tek ata në fqinjësi, siç janë shqiptarët, që t’i ktheheshin fesë, përkatësisht të përqafonin fenë e stërgjyshëve të serbëve, apo të konvertojnë në ortodoksizëm, manifestoi vetëdije arkaike, konservative, morbide dhe fundamentaliste. Ndërsa për mobilizim të vetëdijes, serbët shfrytëzuan të gjitha mjetet, madje edhe ekshumacionin e varrezave dhe varrosjen e tyre (viktimave) organizuan nga Kisha ortodokse serbe me patrikun Pavle në krye, e përcjellë me TV kanale e mjete të tjera elektronike e të shkruara. Ekshumacioni dhe shëtitja e eshtrave të car Lazarit[19] nëpër Kosovë dhe Bosnjë me patrikun Pavle në krye, ishte një nxitje dhe provokim për muslimanët dhe motivim i serbëve për gjenocid ndaj popujve të tjerë. Më në fund, ekstremizmi serb i ditëve tona heq prejardhjen nga lëvizja çetnike, kurse lëvizja çetnike nga lëvizja hajdute,[20] e këta të fundit, siç theksuam, nga kronikat dhe epika mesjetare serbe.[21]

Në vend të përfundimit

Fundamentalizmi ortodoks serb dhe ai pansllav në përgjithësi është një çështje komplekse dhe shumëdimensionale. Studimi i suksesshëm i tij nënkupton një qasje historike, religjioze, sociologjike, psikologjike e kështu me radhë. Qasja jonë synon ta aktualizojë këtë problem, të shenjojë burimet shpirtërore, teorike dhe historike, praktike të tij, të dëftojë natyrën e tij dhe konsekuencat që i shkaktoi ai gjatë historisë. Trojet shqiptare dhe ato ballkanike si shembull karakteristik të një vetëdijeje të shtrembëruar për arkaizëm dhe izolim, karakteristike për konservatizmin mental[22], tipike për ‘velikoserbizmin’[23], dëfton se sa larg mund të shkojë një popull me gjen dhe mendje të çoroditur.

Hulumtimet shkencore shumëdimensionale të deritashme dhe soditjet në rrafshin fetar, historik, sociologjik, çojnë në përfundimin se në trojet ballkanike shqiptarët dhe boshnjakët nuk poseduan ideologji tjetër pos ideologjisë nga domosdoshmëria, e cila u përket utopive abstrakte … Në vend të ideologjisë, ata kanë vuajtje konstante, që është shenjë e tretjes ideologjike, fatkeqe për pasardhësit e tyre në mjedisin e madh kristian.[24]

Natyrisht, në këtë shkrim nuk kemi synuar hollësitë.[25] Mbetet obligim shkencor hulumtimi i mëtejmë teorik dhe praktik i kësaj teme.

L i t e r a t u r a :
1. Bojic, Mehmedalija, Uzroci genocida u Bosni, Sarajevë, 2001.
2. Cancar, N. – Karic, Enes,. Islamski fundamentalizam – šta je to?, Sarajevë, 1990.
3. Delvina, Sherif, Kosova një mit serb apo një realitet historik shqiptar, Tiranë, 2000.
4. Delvina, Sherif, Pa pavarësi fetare nuk ka pavarësi kombëtare, Tiranë, 1998.
5. Esposito, John L., Islamska prijetnja mit ili stvarnost?, Živinice, 2001.
6. Feraj, Husamedin, Skicë e mendimit politik shqiptar, ribotimi I, Shkup, 1999.
7. Ibrahimi, Nexhat, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998.
8. Karcic, Fikret, Muslimani balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001.
9. Muminovic, Rasim, Filozofija ideologije, II, Sarajevë, 1421/2000.
10. Silajdžic, Haris, Albanski nacionalni pokret, Sarajevë, 1995.
11. Zamarovsky,Vojtech, Heronjtë e miteve antike. Leksikon i mitologjisë greke dhe romake, Prishtinë, 1985.

Fusnotat:
[1]. Shih për këtë çështje: N. Ibrahimi, Islami në trojet iliro-shqiptare gjatë shekujve, Shkup, 1998.
[2]. Disa fundamentalizmin islamik e shohin si ‘konfirmim të sërishëm të religjionit në politikë dhe shoqëri’, që shpesh ‘barazohet me aktivizmin politik,ekstremizmin, fanatizmin, terrorizmin dhe antiamerikanizmin’. Qasja e këtillë perëndimore është tepër e ngarkuar me ‘supozime kristiane dhe stereotipe perëndimore, që implikon kërcënimin monolit’ ndaj Perëndimit, i cili në realitet nuk ekziston. Shih: John L. Esposito, Islamska prijetnja – mit ili stvarnost?, Živinice, 2001, fq. 23, 24.
[3]. Muhamed Filipovic, O genezi, dimenzijama, sadrzaju i implikacijama optuzbi za islamski fundamentalizam u nasoj idejnoj i politickoj praksi, në: N. Cancar, Islamski fundamentalizëm – sta je to? (Më tej: IF), Sarajevë, 1990, fq. 54.
[4]. Shih: Vojtech Zamarovsky, Heronjtë e miteve antike. Leksikon i mitologjisë greke dhe romake, Prishtinë, 1985, fq. 46.
[5]. Rasim Muminovic, Filozofija ideologije, II, Sarajevë, 1421 / 2000, fq. 328.
Miranda Vickers në veprën me titull “Mes serbëve dhe shqiptarëve, një histori e Kosovës” (New York, 1998) thotë se serbët pas humbjes në Betejën e Kosovës u zhytën në dëshpërim. Murgjit për ta luftuar dëshpërimin e masës, shkruan panegjirike, lutje me lëvdata për Lazarin … Këto kronika e përshkruanin Lazarin si shërbëtorin e favorizuar të Perëndisë dhe të popullit serb, kurse popullin serb si popullin e zgjedhur të Testamentit të Ri.” Cituar sipas: Sherif Delvina, Kosova një mit serb apo një realitet historik shqiptar, Tiranë, 2000, fq. 76.
[6]. Halid Causevic, Politicko-pravni aspekti islamskog fundamentalizma u Jugoslaviji, në: N. Cancar, IF, op. cit., fq. 47.
[7]. Sipas: Fikret Karcic, Muslimani Balkana – Istocno pitanje u XX vijeku, Tuzla, 2001, fq. 146 dhe gjerësisht: 115 -152.
[8]. Sherif Delvina, Kosova … op. cit., fq. 76. Kronikat e murgjve serbë kishin rëndësi të madhe për serbët, sepse serbët ishin popull injorant, me shkallë të ulët të arsimimit dhe edukimit. Sipas statistikave, edhe në vitin 1866, serbët paraqisnin një popull që vetëm 4.2 % nga numri i gjithmbarshëm dinin shkrim-lexim. Andaj kronikat për ta ishin fe, histori. Ibid.
[9]. Ibid. fq. 80.
[10]. Michael Sells, shkencëtar amerikan, pohon: “Nacionalistët radikalë, klerikët serbë dhe një pjesë e Partisë komuniste të Jugosllavisë filluan në vitin 1986 fushatën e madhe kundër shqiptarëve për ‘gjenocid’ kundër serbëve. Në janar të vitit 1986, dyqind intelektualë beogradas nënshkruan “Memorandumin”, dokumentin famëkeq, frymëzuesin kryesor për të gjitha që ndodhën në pesëmbëdhjetëvjetëshin e fundit. (Michael Sells, Vjera, historija i genocid u BiH, në: Fikret Karcic, Muslimani Balkana op. cit., fq. 155. I këtij mendimi është edhe historiani amerikan Norman Cigar, Genocide in Bosna. The Policy of Etnic Cleausing, Texas, 1995; dhe F. Karcic, Muslimani Balkana … op. cit., fq. 21.
Një shekull e gjysmë më herët, më saktë më 1844, në Beograd, kryeministri serb, filorus dhe pansllavist, Ilija Garashanin, hodhi parullën ‘Ballkani ballkanasve’, me se kristalizoi idenë deri atëherë jo edhe aq të qartë, të panballkanizmit, nëpërmjet të cilit synonte sllavizimin e popujve fqinjë, ortodoksizimin e tyre dhe luftimin e armikut të përbashkët, i cili tradicionalisht ishte Turqia dhe atëbotë Austro-Hungaria dhe shndërrimin e Serbisë në qendër rreth së cilës të mblidheshin sllavët e tjerë të Jugut dhe popujt e tjerë ballkanikë. Shih lidhur me këtë analiza të shkëlqyeshme dhe të dhëna faktike në: Husamedin Feraj, op. cit
[11]. Rasim Muminovic, op. cit., fq. 352 dhe 269.
[12]. Ibid., fq. 259 dhe 334.
[13]. Ibid., fq. 335 dhe 259. Gjerësisht fq. 251-365.
Konsiderohet me të drejtë se Kisha dhe kleri ortodoks, në përgjithësi, luajti rol negativ kundrejt interesave të popullit shqiptar. Dhunën dhe presionin në procesin e asimilimit sllavo-greko-bizantin e kemi në përmasa jashtëzakonisht të mëdha edhe gjatë shekujve XII, XIII dhe XIV. Në “Kodin” e vet Stefan Dushani në shekullin XIV shpalli sllavizimin dhe ortodoksizimin e dhunshëm të të gjithë besimtarëve e të besimeve të tjera. H. Feraj, op. cit., fq. 41, 42, 43.
[14]. Kjo vetëdije e pervertuar e ideologjisë serbomadhe ka bërë aq vepra shoviniste dhe destruktive, saqë nuk mund të kategorizohen në nocionet e njohura të ideologjisë. Shih: R. Muminovic, op. cit., fq. 258 dhe 259.
[15]. F. Karcic, Muslimani Balkana … op. cit., fq. 21 – 22.
[16]. Samuel P. Huntington, Sukob civilizacija, në: Haris Silajdzic, Albanski nacionalni pokret, Sarajevë, 1995; F. Karcic, Muslimani Balkana …, op. cit., fq.28-29. Gjerësisht për raportet serbe- sllave dhe serbe-Perëndim shih: Husamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar, ribotimi I, Shkup, 1999.
[17]. N. Cigar, op. cit., sipas F. Karcic, op. cit., fq. 25. Po ashtu, shih rreth fundamentalizmit serb: Sherif Delvina, Kosova …op. cit..
[18]. Nusret Sehic, Cetnistvo u Bosni i Hercegovini 1918-1941, fq. 166, sipas: R. Muminovic, op. cit. Fq. 307.
[19]. Mehmedalija Bojic, op. cit., fq. 91.
[20]. R. Muminovic, op. cit., fq. 264-265.
[21]. Sherif Delvina, Kosova …op. cit.., fq. 76.
[22]. Shih: R. Muminovic, op. cit., fq. 356.
[23]. Sipas R. Muminoviqit nocioni ‘velikoserbizëm’ përfshin të këqijat e përsosura të shquara për paaftësinë e fjalës që t’i shprehin ato dhe pamundësinë njerëzore që bërësve të tyre t’ua kthejnë në të njëjtën mënyrë. Sipas tij as fashizmi, as nacizmi, as stalinizmi, as barbarizmi nuk mund t’i shprehin në tërësi veprat e këqija të maniakëve serbo-malazez. Op. cit., fq. 260.
[24]. Shih: Ibid., fq. 257.
[25]. Për disa aspekte të kësaj teme, shih: Sherif Delvina, Pa pavarësi fetare nuk ka as pavarësi kombëtare, Tiranë, 1998; Sherif Delvina, Kosova një mit serb…op. cit..

Kosova dhe sfidat në periudhën e pasluftës

Opoja.net

Një histori e shkurtër e fshatit Plavë

Opoja.net

Historia jonë po shtrembërohet!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net