Ganimete Musliu sot ishte në vizit në Qendrën e Rinisë “Avoko” në Dragash, ku sëbashku me kryesuesin e Asamblesë Komunale z.Shaban Shabani dhe me Drejtorin e Kulturës z. Behadin Sadrijaj dhe të rinjet e kësaj komune bashkëbiseduan për hallet dhe problemet më të cilat ballafaqohen të rinjët e kësaj komune.
Si në gjithë Kosovën edhe në Dragash ndër shqetësimet kryesore është numri i madh i të papunësuarve, mungesa e një fondi komunal për bursa për student, mungesa e tereneve sportive, mungesa e investimeve në turizem, blegrtori etj.
Poashtu si kërkesë nga ky takim doli edhe mbikqyrja e ligjit të punës në sektorin privat si dhe aplikimi i sigurimeve shendetësore.
Kordinatori i Qendres Rinore AVOKO Jeton Çengaj si shqetësim paraqiti edhe shpërnguljen e të rinjëve nga Komuna e Dragashit dhe kërkoj qe të stimulohen dhe të mbështetën të rinjët që të organizojnë jetën e tyre në Dragash.
Te rinjët e Dragashit e shohin Qendrën Rinire AVOKO si një mundësi e mirë dhe pothuajse te vetmen ku ata gjejnë hapsirë për të shprehur idetë e tyre dhe te zhvillojnë aktivitetet e ndryshme.
© Opoja.net. Të gjithë të drejtat e mbrojtura.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.