Opoja.net

Gazetari Demir Reshiti ka rezultuar pozitiv me Covid-19!

Opoja
Gazetari Demir Reshiti ka rezultuar pozitiv me Covid-19!

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Dragashit me date 29.06.2020 për fat të keq ka rezultuar pozitiv një ( 1) rast i ri me COVID-19, shkruan Tv Opoja.

Rasti i ri në Dragash është gazetari i njohur nga treva e Opojës zotëri Demir Reshiti e ku dhe ai ka konfirmuar në profilin e tij që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Gazetari Reshiti ka një kërkesë nga të gjithë të interesuarit për gjendjen e tij shëndetësore që të kontakojn me familjarët e tij sepse ai ka nevojë më shumë për të pushuar.

Po ju përcjellim njoftimin e gazetarit Demir Reshiti të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook:

Të dashur miq, kolegë, dashamirë e familjarë,

Ju njoftoj se para një ore e mora konfirmimin se jam i infektuar me covid-19!

Vështirësi shëndetsore më janë shfaqur që nga data 18 qershor 2020 me humbje të oreksit, probleme në frymëmarrje, plogështi… por kam vazhduar trajtim shëndetsor në shtëpi deri të dielen (28.06) kur u shtrina në repartin e mushkërive në Spitalin rajonal të Prizrenit. Të hënën (29.06) m’i bënë analizat për covid-19 dhe në mbrëmje rezultoi që jam pozitiv.

Aktualisht gjendem i shtrirë në repartin infektiv të spitalit të Prizrenit në gjendje relativisht stabile ndërsa familjarët janë futur në vetizolim.

Po shpresoj që përgjegjësit shëndetsorë të komunës sime do të angazhohen të sigurojnë testimin e familjarëve dhe personave tjerë që kanë mundur të kenë kontakt me mua gjatë kësaj periudhe!

Ju lutem të më kurseni nga telefonatat. Informacione mund të kërkoni te familjarët e mi.
Zoti më ndihmoftë për ta tejkaluar këtë sfidë!

Loading...

Mos i humb

178 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 1 rast në Komunën e Dragashit

Opoja.net

Peng i prokurimit, 15 fshatra të Dragashit që pesë vjet pa ujë të pijshëm

Opoja.net

Rifillon shqyrtimi ndajë deputetit Adem Hoxha, i akuzuar për sulm dhe kanosje

Opoja.net

Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi fajësinë për përdorim të paautorizuar të narkotikëve

Opoja.net

“COVID-19 nuk ekziston”, lufta me dezinformata nga Rusia dhe Kina dhe pasojat për Kosovën

Opoja.net

Gazetari ynë po e mposht virusin Covid-19!

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net