Opoja.net

Gjenden mbetje mortore në Prizren, punëtori që gërmonte flet për rastin

Në varrezat e Prizrenit sot janë gjetur mbetje mortore, të mbështjella me rroba dhe batanije, të cilat dyshohet se i takojnë viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Punëtorët e kompanisë “Ekoregjioni”, ndalën punën në gjysmë teksa po gërmonin, sepse hasën në diçka të fortë dhe të pazakontë. Ishin eshtrat e gjetura, të cilat duhet të ekzaminohen për të parë se të kujt janë.

Ngjarjen për T7 e ka rrëfyer një punëtor i kompanisë.

“Ora ka qenë 08:30, kur kemi filluar me hapë varrin. Kur kemi shku me një thellësi rreth 80 centimetra, kem hasë në një kufomë, e cila ka qenë e mbështjellë me rroba dhe batanije. Gjithashtu e ka pasë një qese të llastikut që gjatë luftës i mbështjellshin me to. Në atë moment i kemi thirrë policinë dhe hetimet janë marrë ata”, ka thënë ai.

Menjëherë pas telefonatës ekipet e njësive relevante të Policisë kanë dalur në vend të ngjarjes. Gjithashtu, është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Hetimet janë duke vazhduar nga organet kompetente.

710

A mendoni se keni nevojë për të terhequr para nga trusti juaj ?

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net