Një person është gjetur pa shenja jete në Dragash të mërkurën rreth orës 07:50 thuhet në raportin 24 orë nga Policia e Kosovës.
Njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është konstauar vdekja e viktimës.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, përcjellë Opoja.net.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.