Gjiza prodhimi i qumështit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Uncategorized

Është prodhim i qumështit me shije të butë. Është e thatë, por jo e ngurtë, andaj edhe disa janë të shkapërderdhura. Lahet në mënyrë që t’i largohet aciditeti. Nuk vjetërsohet apo përmbanë ngjyrë; dallimin e vetëm që e gjejmë tek llojet e gjizës është niveli i yndyrës që ato e përmbajnë.

Gjiza mund të hahet e freskët, me fruta e sheqer, me kripë e pipër, e zier, si salcë e çipsave, zëvendësuese e majonezit për tuna apo pulë, dhe në shumë receta të tjera.

Besohet të jetë zbuluar në fillim të viteve 1800, dhe është fituar nga mbetjet e qumështit nga i cili është bërë djathi.

Në 100 gram të gjizës gjejmë 98 kalori, 4 gram karbohidratë, 3 gram sheqerna, 4 gram yndyrë, 11 gram proteina.

Preferohet nga personat të cilët janë në dietë dhe ata që e praktikojnë ushqimin e shëndetshëm. Personat të cilët janë të apasionuar pas formimit të trupit në palestër është një nga ushqimet e preferuara, shkak i proteinave të cilat janë jetëgjata. Ndërsa, mund të konsumohet edhe nga gratë shtatëzëna, edhe pse shumë lloje të djathit i kanë të ndaluara.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-