Opoja.net

Gjykata Speciale fton Petrit Bojaxhiu nga Opoja!

Opoja

Ish-ushtari i UÇK-së, tani kapiten i Shtabit të Përgjithshëm në FSK, Petrit Bojaxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë. Lajmin e ka konfirmuar për redaksinë tonë vetë kapiteni Bojaxhiu, duke u zotuar se kësaj ftese do t’i përgjigjet pozitivisht dhe se di t’i mbrojë kështu vlerat e luftës, për të cilat thotë se janë të pastra.

“Po, lajmi është i vërtetë dhe unë do t’i përgjigjem pozitivisht kësaj ftese. Do të shkoj atje dhe do t’i mbrojë vlerat e luftës së pastër të UÇK-së”, ka thënë kapiteni nga fshati Plavë e Dragashit, Petrit Bojaxhiu, duke specifikuar se në Hagë do të jetë më datën 25 shtator.

E para që ka reaguar për këtë ftesë, është OVL e UÇK-së në Dragash, e cila publikisht e ka kundërshtuar këtë veprim të gjykatës në fjalë. “Ne reagojmë ashpër ndaj Gjykatës Speciale, e cila po iu bën padrejtësi bashkëluftëtareve tanë”, thuhet në reagimin e veteranëve të Dragashit. /

Mos i humb

Organizohet Kampi Rinor në Dragash për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare

Opoja.net

Blegtoria si degë ekonomike dikur ishte jetike për opojanët

Opoja.net

Nxënësit nga Dragashi fitues të garave, po qëndrojnë në Shqipëri për kampet kreative

Opoja.net

Sot ka shkuar në amshim humanisti Reshit Beqiri

Opoja.net

Askush nga kandidatët e PDK-së nuk mbeti pa vota në Dragash (Lista)

Opoja.net

Kaq vota morën kandidatët për deputetë të PDK-së, në Dragash

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net