Gratë Asambleiste ndihmojnë Gratë

Opoja.net Opoja.net Opoja

GRATË ASAMBLEISTE NDIHMOJNË GRATË
Grupi i Grave Asambleiste të Kuvendit Komunal në Dragash, znj.Arijeta Qafleshi Skeraj, znj.Xhylferie Bahtijari Beqiri dhe znj.Anesa Mehmeti, së bashku me gratë asambleiste nga KK i Prizrenit, u pritën në takim nga shefja e Repartit të Radiologjisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, znj.Arta Zhuri Dula.
Në këtë takim u diskutua lidhur me iniciativën e këtyre grave asambleiste për të ndihmuar në realizim e Ekografisë (në rast nevoje edhe Mamografisë së gjirit) pa pagesë për 30 gra të interesuara nga Komuna e Dragashit. Kjo iniciativë do të realizohet në kuadër të aktiviteteve për Muajin Tetor – Muajin Rozë për ndëgjegjësim për kancerin e gjirit.
Shefja e Repartit të Radiologjisë, znj.Arta Zhuri Dula ka ofruar mbështetjen e saj të plotë për këtë iniciativë. Kontrollat për të gjitha gratë e interesuara do të realizohen për pesë ditë pune, nga data 16 – 20 tetor.
Transporti për realizimin e vizitave në Spitalin Rajonal të Prizrenit do të sigurohet nga Komuna e Dragashit. Të gjitha gratë e interesuara mund të lajmërohen që nga sot në këtë numër të telefonit: 049 614 644.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-