Greva në Kosovë, SBASHK-u sot dorëzon një draft propozim te Avokati i Popullit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Greva në arsim ka hyrë në javën e tretë dhe ende asnjë marrëveshje mes Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK) dhe Qeverisë së Kosovës. Gjithashtu edhe disa sektorë tjerw në sistemin publik janë në grevë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken ditë më parë përmes një lidhje online me SBASHK-un ka mbështetur grevën në arsim dhe ka kundërshtuar veprimet e Qeverisë Kurti.

Ndërsa, Avokat i Popullit, Naim Qelaj u ka bërë thirrje SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës që të të reflektojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim.

E për këtë, Ymer Ymeri, sekretari i SBASHK-ut ka thënë se sot do ta dorëzojnë të Avokati i Popullit një draft propozim.

“Në draftin tonë, janë përgjigjet që i ka dërguar avokati i popullit dhe plotësimin e saj që ne mendojmë për arritjen e një marrëveshje finale”, ka thënë Ymeri.

Po ashtu sipas tij, të mërkurën pritet të ketë një takim drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE), Susan Flocken me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ne kemi bërë një draft propozimi që e ka dërguar avokati i popullit mbrëmë në konsultim me sindikatat komunale, sot kemi me dorëzu te avokati i popullit. Nesër pritet të ketë një takim kryetarja e Unionit të Sindikatave me kryeministrin Kurti”, ka thënë ndër të tjera Ymeri. /Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-