Gruaja në Dragash sulmohet fizikisht nga kunati i saj, i dyshuari lirohet

Opoja.net Opoja.net Opoja

Një grua është rrahur nga kunati i saj në Dragash të dielën mbrëma.

Sipas Policisë së Kosovës, ajo ka marrë trajtim mjekësor në QKMF të Dragashit dhe gjendja e saj është stabile.

Policia njofton se i dyshuari, pra, kunati i saj, është liruar në procedurë të rregullt nga Prokuroria pas intervistimit.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Dragash 11.09.2022 – 18:30. Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, pasi që sipas saj është sulmuar fizikisht nga kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-