Nuri Seferi është rikthyer në ring me lavdi. Boksieri shqiptar arriti të mundte boksierin nga Serbia, Dusan Krstin.
Grushtat e njëpasnjëshme nuk mund të përballoheshin nga Krstin, që u dorëzua në raundin e gjashtë. Ndeshja u zhvillua në Olten të Zvicrës, teksa serbi nuk mund ta duronte dot humbjen.
Teksa arbitri u bë gati të tregonte fituesin, Krstin tregonte gjatë gjithë kohës tre gishtat duke provokuar. Asnjë vlerë pasi Seferi diti t’i tregonte vendin. /Demokracia.com
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.