Esselamu alejkum! Profesor i nderuar, desha te informohem se sa është në rregull nëse gjatë pastrimit (larjes) mjaftohemi vetëm me marrjen e guslit. A është kjo në rregull, apo se duhet të merret edhe abdes?
Përgjigja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Elhamdu lilah, ves-salatu ves-selamu ala resulil-lah ve ba’d.
I nderuar, pas pastrimit të tërësishëm të trupit, qoftë nga papastërtia (xhunubllëku) apo thjesht nga pastrimi për të larguar djersën apo diç tjetër, personi konsiderohet se ka abdes të plotë, dhe me të mund të falë namaz dhe nuk është i detyruar të përsërisë abdesin, Ibni Omeri r.e. ka thënë: “Cili abdes është më i kompletuar se pastrimi i tërë trupit”.
Ve bil-lahi teufik.
Jusuf Zimer
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.