Profesori universitar nga Blaçi i Dragashit, Hajriz Meleqi, përmes profilit të tij në Facebook ka drejtuar kritika ndaj dy mediave të mëdha televizive në Kosovë, më saktësisht ndaj Klan Kosovës dhe Televizionit Dukagjini, të cilat, sipas tij, kanë filluar fushatën parazgjedhore. Fjala është për një emision me gazetarë dhe analistë politikë në Tv Duagjini, ku i ftuar ishte edhe drejtori i Klan Kosovës, Baton Haxhiu. Meleqi këtë emision e ka konsideruar si sulm ndaj Albin Kurtit.
“Emisioni i djeshëm në TV DUKAGJIN ishte një sulm me qendërsulmuesin e quajtur Baton. Tre të ashtuquajturit analista, gjatë tërë emisionit ia pasonin topin Batonit dhe ai gjuante pa mëshirë në portën ku e kishin vendosur Albinin, me falni emrin e Albinit”, ka shkruar profesori Meleqi. Ai më tutje ka shtuar me ironi se ‘trajner’ në këtë ‘ndeshje’ e kanë pasur Stanishiqin, “ i cili e ka mësuar Batonin të gjuaj penalti në pikat më të ndishme dhe më të rëndësishme të Kosovës.”
Më poshtë mund ta lexoni postimin e tij të plotë në Facebook:
” TV DUKAGJINI E FILLOI FUSHATËN PARAZGJEDHORE DHE IU BASHKANGJIT TV KLANIT
KJO NA PËRKUJTON ANEGDOTËN E NASRADIN HOXHËS
Emisioni i djeshëm në TV DUKAGJIN ishte një sulm me qendërsulmuesin e quajtur Baton. Tre të ashtuquajturit analista, gjatë tërë emisionit ia pasonin topin Batonit dhe ai gjuante pa mëshirë në portën ku e kishin vendosur Albinin, me falni emrin e Albinit.
Moderatori i emisionit, të cilin do ta quaj refer, ishte mjaftë indiferent sepse këtë repart sulmues që zhvilloi lojë brutale, nuk e ndëshkoi asnjë herë as edhe me vërejtje e lëre më me ndonjë kartan të verdhë apo edhe të kuq.
Ky repart sulmuas shënoi gola nga të gjitha pozicionet shpeshëherë edhe nga ofsajdi dhe penaltia.
Golin e parë që e shenuan nga korneri, ishte goli ndaj një Albini të cilin si politikan e paska “krijuar” golgeteri Baton Hagjiu i cili është deshmuar për ekzekutimin e penaltive edhe gjatë demarkacionit, zajednicës, ndryshimit të kufinjëve etj.
Për trajner ka pas Stanishiqin, i cili e ka mësuar Batonin të gjuaj penalti në pikat më të ndishme dhe më të rëndësishme të Kosovës.
Golin e dytë e realizuan për hirë të asaj, se në protesta të studentëve, ky far Batoni i paska detyruar edhe rektorin e universitetit të atëhershëm, të ndjerin Ejup Statovcin edhe Albinin, që të dalin në protestat studentore.
Penaltitë i realizuan duke e ndëshkuar Albinin si frikacak, gënjeshtar, të pa aftë, të pa qendrim, jopatriot dhe kësi penallti u shënuan shumë.
Nasradin Hoxha për çdo ditë e paska porosit gruan që të del në qarshi dhe të dëgjoj se çka po flet populli për Nasradinin. Çdo ditë që gruaja i sjellte lajmin, se në qarshi populli po flet keq, ai i paska thënë gruas: “grua punët i paskëmi mirë”. Një ditë gruaja ia sjell lajmin, se populli ka fol mirë për të, Nasradini i thot gruas: “e tash punët i paskemi keq”.” /Opoja.net/
———————
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve “OPOJAnet B.I”. Opoja.net mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me Opoja.net, ndalohet rreptësisht.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.