Humanisti dhe kryetari i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka bërë të ditur se edhe në Dragash në bashkëpunim me Komunën do të ndërtojnë shtatë shtëpi.
Këtë e bëri të ditur Kastrati me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Kastrati tha se sot kanë filluar ndërtimin e këtyre shtëpive duke shtuar se Komuna ka ndarë 5 mijë euro për këto shtëpi.
“Sot nënshkruam memorandum bashkëpunimi me Komunën e Dragashit për ndërtimin e 7 shtëpive në këtë Komunë ku për secilën shtëpi Komuna do të partecipon me shumën prej 5 mijë eurove ndërsa pjesën tjetër “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve të saj”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Ja postimi i plotë:
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.