Halil Kastrati me shoqatën e tij nuk e ka ndërmend të ndalë aksionet për të ndihmuar trevën e Opojës.
Përpos shtëpive që po u ndërton 9 familjeve opojare, ai sot ka vazhduar me aksione humanitare, duke ndihmuar familjet nevojtare.
Sipas njoftimit të shoqatës “Jetimët e Ballkanit” familjet janë në kushte ekstreme sociale.
Ndihmat i kanë përfituar 20 familje dhe donatorë janë dy vëllezër nga Prizreni.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.