U zhvillua ceremonia e hapjes së rrugës malore në fshatin Zlipotok, një projekt i realizuar nga Komuna e Dragashit në bashkëpunim me përfaqësuesit e institucioneve të Republikës së Turqisë në Kosovë.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj rruge ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Dragashit, z.Bexhet Xheladini, Konsulli i Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, z.Celal Dogan, Komandanti i Komandës së Këshillit Turk, z.Recai Yilmaz dhe Komandanti i LMT-së – Njësia në Dragash, z.Hikmet Şevke.
Në fjalën tij përuruese, Kryetari Xheladini tha se hapja e kësaj rruge ka një rëndësi të madhe për komunitetin joshumicë të kësaj ane dhe se do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe turizmit. A shtoi se këto punime të vazhdueshme që po bëhen nga KFOR-i Turk janë si rezultat i bashkëpunimit dhe miqësisë sonë të shkëlqyeshme me tërë zinxhirin komandues të KFOR-it Turk dhe pjesës diplomatike të Republikës së Turqisë të instaluar në Republikën e Kosovës.
Me nga një fjalë rasti urimet e tyre për hapjen e kësaj rruge i shprehën edhe Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Turqisë, z.Celal Dogan dhe Komandanti i Komandës së Këshillit Turk, z.Recai Yilmaz.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.