Haradinaj Kurtit: S’mund t’i vendosesh afate KFOR-it

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që t’i largojë serbët nga barrikadat e vendosura në veri të vendit.

Në një konferencë për medie, kreu i AAK-së ka thënë se barrikadat nuk e ndihmojnë dialogun dhe se sipas tij, ato janë vetëm interes i presidentit rus, Vladimir Putin.

Ai ka shtuar se deklarimet dhe veprimet e pamatura të kryeministrit Albin Kurti dhe të njerëzve të tij, veç sa e kanë komplikuar situatën.

Haradinaj ka kërkuar nga serbët e Kosovës të mos bien pre e kalkulimeve politike të Vuçiqit dhe të askujt tjetër.

Sipas tij, s’mund t’i vendosen kurrfarë afatesh KFOR-it, ngase misioni i tyre është i qartë dhe i pastër si loti.

“Situata në veri të Kosovë po bëhet gjithnjë e më serioze dhe më e komplikuar. Platforma luftënxitëse e Vuçiqit dhe njerëzve të tij të instaluar në veri, po i kalon vijat e kuqe. Ai duhet urgjentisht t’i tërheq njerëzit e tij nga veriu dhe urdhërojë heqjen e barrikadave e t’i kthehet tryezës së bisedimeve. Ai nuk mund ta sfidojë Kosovën e përcaktuar për paqe. Logjika që me mjete ushtarake të krijohet pozicion më i fortë për marrëveshjen për njohje të ndërsjellë në raport me Kosovën, është kapitull që është mbyllur në vitin 1999”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se: “Nuk mund t’i vendosen kurrfarë afatesh KFOR-it. Misioni i tyre në Kosovë është i qartë dhe i pastër si loti. Palë në Kosovë nuk janë as Uashnigtoni e as Brukseli.

Haradinaj ka pasur edhe një kërkesë për serbët në atë pjesë.

“Kam një kërkesë edhe për serbët e Kosovës. Të mos bije pre e kalkulimeve politike të askujt, e as të Vuçiqit. Të mos bëhen dëm kolateral. E ardhmja e tyre është në Kosovë. është në paqe dhe në harmoni më gjithë të tjerët, prandaj largohuni nga barrikadat”, tha Haradinaj./EO

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-