SH.K.A Bresana shkëlqen me performancën e saj unike në “Hasi Jehon 2024”

Opoja.net Opoja.net Opoja

Sot, SH.K.A Bresana nga treva Opojës në komunën e Dragashit triumfoi në festivalin e muzikës “Hasi Jehon 2024”, duke fituar vendin e parë në këtë konkurs të njohur. Ansambli paraqiti një spektakël të mrekullueshëm, duke kombinuar rite pune tradicionale, melodi frymore, këngë vajzash, valle të burrave dhe një përzierje të shkëlqyeshme të kulturës Opojane.

Në naten e dytë të festivalit, SH.K.A Bresana u dallua përpara të pranishmëve si pikëlloj, duke impresionuar me paraqitjen e tyre të fundit. Performanca e tyre u vlerësua si “qershia mbi tortë” për këtë festival të shquar.

Kjo ishte hera e 25 që Ansambli Bresana mori pjesë në këtë festival të rëndësishëm. Fitimi i vendit të parë në “Hasi Jehon 2024” shënon suksesin e parë të vitit për grupin, duke hapur rrugën për performanca të tjera të mrekullueshme. Ata planifikojnë të performojnë gjithashtu në festivale të tjera prestigjioze gjatë vitit, duke përfshirë Festivalin e Prishtinës, Festivalin e Deçanit, dhe Festivalin e Hanit Elezit.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-