Hatim Baxhaku: PDK-ja, partner i pabesë

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku,dyshon në partnerin e koalicionit, PDK-në. Ai nuk e përjashton mundësin e shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Thotë se PDK-ja është e pabesë.

“Viti i ardhshëm është viti i zgjedhjeve lokale, por nuk i dihet mund të ketë edhe zgjedhje të përgjithshme, sepse kemi punë me një partner të pabesë”, tha Baxhaku, shkruan Opoja.net.

Ai ka ftuar anëtarët e LDK-së, që në vitin 2017-të, të mobilizohen për zgjedhjet që do të mbahen.

“Duhet që të jemi unik dhe të mobilizuar”, tha Baxhaku.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-