Opoja.net

Hoxhaj: Do ta shndërrojmë Dragashin në destinacionin kryesor të turizmit malor dhe dimëror

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vazhduar fushatën elektorale në Dragash.

Hoxhaj ka theksuar se me planin e PDK-së për Rimëkëmbje, Dragashin do ta shpallin zonë ekologjike.

Tutje Hoxhaj potencoi se do të sjellim investime nga jashtë për ta shndërruar këtë pjesë të Kosovës në destinacion kryesor të turizmit malor dhe dimëror.

Postimi i plotë:

Me planin tonë për #Rimëkëmbje, Dragashin do ta shpallim zonë ekologjike 🌲. Do të sjellim investime nga jashtë për ta shndërruar këtë pjesë të Kosovës në destinacion kryesor të turizmit malor dhe dimëror ⛷️.

Pjesën kufitare do ta bëjmë zonë turistike me një investim të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë 🇦🇱 .

Ne kemi një plan konkret dhe të matshëm që do ta rimëkëmbë Kosovën.

 

Dragash, ia theu xhamat e veturës dhe e pastaj e sulmoi fizikisht

Opoja.net

Tre meshkuj dhe një femër rrahën mes veti në Dragash

Opoja.net

Rrahje në Dragash, bëhet për spital një person

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net