Hoxhaj zhvillon takim me strukturat e PDK-së në Dragash

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një postimi ka thënë se ashtu siç Partia Demokratike e Kosovës e ka fuqizuar Dragashin, ashtu do të veprojë edhe me komunat e tjera.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj tregoi se ishte bashkë me kryetarin e Komunës, Shaban Shabanin dhe me kryetarin e Degës së PDK-së, Vehbi Nazifin në Dragash, ku u pritën nga strukturat e partisë.

“Në Dragash, bashkë me kryetarin e Komunës Shaban Shabani dhe me kryetarin e Degës, Vehbi Nazifin, takuam strukturat e PDK-së dhe biseduam për punën që e pret PDK-në për zhvillimin e vendit. Ashtu siç e fuqizuam Dragashin, siç e bëmë një vend të dashur për turizëm malor e për agroturizëm, ashtu zotohemi të punojmë edhe në të gjithë vendin. Falenderoj të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre entuziastë e të palodhshëm që nga themelimi i partisë. #HoxhajKryeministër”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-