Tri xhiro pa përfunduar kampionati, Manchester City, ka arritur që të shpallet kampion i Premierligës, transmeton Sinjali Sport.
Pas dështimit të Manchester United ndaj Leicester City (1-2), Man City është shpallur edhe automatikisht kampion i ri.
Ky është trofeu i shtatë i Premierligës në histori të klubit, derisa i dyti për Pep Guardiolan me ‘Qytetarët’.
Para finales në Ligën e Kampionëve, Man City veçse ka siguruar titullin e parë dhe tani do të jetë më e qetë.
Ndeshjet e ardhshme të Manchester Cityt do të jenë ndaj Newcastle United, Brighton Albion dhe Everton.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

