Huqja në portën e zbrazur nga më pak se një metër, a ishte kjo humbja më e madhe e vitit në futboll?

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Nëse në Evropë kampionatet rinisin pas pauzës për shkak të Botërorit të Katarit, në Azi po zhvillohet një kompeticion ku marrin pjesë dhjetë kombëtare të shpërndara në dy grupe. Një nga favoritet për suksesin final është Indonezia.

Skuadra e drejtuar nga trajneri koreano-jugor, Shin Tae-yong, është shortuar në Grupin A (bashkëkryeson me Tajlandën me nga 6 pikë).

Në ndeshjen e dytë, Indonezia mposhti thellë 7-0 Brunein. Një sfidë pa histori, e karakterizuar edhe nga një gafë e pabesueshme qe po bën xhiron e botës.

Bëhet fjalë një rast të humbur nga një distancë më pak se një metër larg vijës fatale dhe me portën e boshatisur nga Hansamu Yama Pranata.

Nëse do të kishte një çmim për golin me të thjeshtë të humbur, sigurisht që për këtë vit ky personazh komik nuk do të kishte konkurrentë./SS/

//

Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.




- Reklama-
- Reklama-