Manchester United ka shënuar fitore të vështirë dhe tejet dramatike në udhëtim te Fulhami, në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë.
“Djajtë e Kuq” triumfuan 1:2 me Fulhamin në stadiumin “Craven Cottage” në Londër, me golin e fitores të realizuar në minutën e fundit të shtesës nga talenti i kësaj skuadre, Alejandro Garnacho.
18-vjeçari nga Argjentina përfitoi në zonë nga një asistim i Eriksen dhe me një goditje të saktë tundi rrjetën e Fulham.
Festa ishte e madhe nga Garnacho, por edhe nga gjithë bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët e Man United.
Ajo që ra në sy ishte se Garnacho zgjodhi festën ikonike të Lionel Messit kundër Real Madridit në kohën sa ishte pjesë e Barcelonës, teksa mbante fanellën e tij lart para tifozëve.
GOLI dhe FESTA e futbollistit:
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.