Shkrimtari Ibrahim Skenderi nga Brruti i Opojës ka reaguar përmes profilit të tij në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit nga Gjykata Speciale. Në shkrimin e tij ”Kosova, ky teatër special”, shkrimtari opojan ka thënë se ”urithët mafiozë dhe përkrahës të tyre të veshur me kostumin e pëllumbave të bardhë, me skenar të përgatitur, dhe me regji politikisht shumë djallëzore, në emër të drejtësisë, godasin trurin e pjesës më të ndritshme të historisë sonë kombëtare – luftën e UÇK-së.”
Ibrahim Skenderi i ka quajtur mjeranë politikë të përçarë klasën politike, të cilët, sipas tij, janë vënë në rolin e spektatorit dhe “fërkojnë duart, disa të gëzuar duke qeshur, e disa duke “qarë”.”
Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë:
“KOSOVA, KY TEATËR SPECIAL