Opoja.net

Identifikohen 600 specie në të dy anët e Bjeshkëve të Nemuna

Pas 18 muajsh punë studiuese në pjesët ndërkufitare të parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe Parkut kombëtar malazez “Prokletije”, ka përfunduar projektit “BorN – Borderless Nature. Biodiversity Protection and Development of Prokletije and Bjeshkët e Nemuna Natural Parks”.

Ky projekt i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, është zbatuar nga organizata italiane “Trentino Con il Kosovo” dhe Agjencioni i Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Konferenca përmbyllëse e projekti BorN- Natyrë pa Kufij “Mbrojtja dhe Zhvillimi i Biodiversitetit në Bjeshkët e Nemuna dhe Prokletije”, është mbajtur në fund të javës së kaluar në Plavë.

Menaxheri i këtij projekti, Elbert Krasniqi, njëkohësisht edhe koordinator i Zyrës së “Trentino Con il Balcani” për Kosovë, tregoi se gjatë vizitave studimore që janë zhvilluar në kuadër të projektit në të dy anët e kufirit janë identifikuar mbi 600 specie të ndryshme, të cilat sipas tij, janë të prezantuara edhe në sistemin e Web GIS – biodiversitetit ndërkufitar Kosovë – Mal i Zi, për promovimin e turizmit.

​Kultivuesit e deleve dhe dhive kërkojnë rritje të subvencioneve, ndryshe paralajmërojnë protesta

Opoja.net

Siberia regjistron temperatura alarmante prej 48 gradë Celsius

Merlinda Guraj

Masat e nxehta ajrore nga Afrika rëndojnë cilësinë e ajrit në Kosovë

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
 
NA NDIQENI
Send this to a friend