Ike i madh Florent

Opoja.net Opoja.net Opinione

Ike i qetë, ashtu sikur ishe në jetë.

Nxënës i urtë, i edukuar, modest dhe i dëgjueshëm. Në moshë shumë të re të ra barra të notoje në valet e halleve të jetës.

Me krahët e njomë të adoleshentit luftove varfërinë për të siguruar mbijetesën pa iu bërë barrë akujt, as shtetit, vetëm për familje, natyrisht edhe për atdhe.

Pas punës së mundimshme një ditë pushimi me shokë kërkove freskinë në qetësinë e urjërave të liqenit malor në maje mali të Sharrit, dhe nga aty na le lamtumirën me kujtimet më të mira për Ty.

Dhembja e shokëve dhe bashkëfshatarëve tregon se ti vdiqe njerëzishëm i Madh Florent Alushani.

I lehtë të qoftë dheu i vendlindjes!

Shkruan: Ibrahim Skenderi

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-