Imami i xhamisë qendrore në Dragash emërohet kryetar i ri i Këshillit të Bashkësisë Islame

Opoja.net Opoja.net Opoja

Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash ka emëruar kryetarin e ri, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryetarit të deritashëm, siç thuhet në vendimin e këtij këshilli të publikuar pak më parë në Facebook.

Në krye të Këshillit të BI në Dragash është emëruar imami i xhamisë qendrore në qytezën e Dragashit, Driton Qengaj.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash:

“NJOFTIM

Njoftohen të gjithë besimtaret musliman në territorin e Këshillit të Bashkësis Islame në Dragash, që pas dorëheqjes me shkrim të kryetarit të deritanishëm për arsye personale.

Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës në vendimin e postuar emëron Driton ef. Qengaj imam në xhaminë Qendrore të Dragashit, kryetar të Bashkësisë Islame në Dragash.

Kryetarit të emëruar Driton ef. Qengaj i urojmë suksese në detyrë.

KBI-DRAGASH
11/11/2020
E mërkurë”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-