Imami Xhevat Fetahi nga Bresana uron myslimanët për muajin e Ramazanit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Urimi për Muajin e bekuar të Ramazanit nga Imami i Xhamisë “Mehmet Kukli- Beu” Bresanë
Selam alejkum të nderuar vëllëzer dhe motra
Me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, “ua uroj të gjithë besimtarëve Musliman këtë muaj të bekuar” duke lutur Zotin e Madheruar për mirëqenie kudo nëper familje tona dhe gjithëkund tjeter, që ti mëshiroje të vdekurit tanë, ti shëroje të sëmurit e kësaj pandemie dhe të sëmurit tjer,të na largoje këtë pandemi,ti kthehemi jetes normale, të kthehemi në Xhami me xhematet tona per ibadet, nxenesit të kthehen nëper shkolla e punëtoret në punët e tyre…
Le të jet ky muaj ku besimtarët me tërë potencialin e tyre i nenshtrohemi Zotit xh.sh. me ibadete, si agjërim, falje të Namazit, këndim të Kuranit, lutje te shumta tek i Madhi Zot xh.sh. me na pranue punet e mira dhe me na i fal mëkatet tona, sa më shumë solidaritet me njerzit e varfër dhe në nevoj.
Lutja në këtë muaj e agjëruesve nuk kthehet prapa, andaj kjo është mjeti më i mirë për ne si të afrohemi tek All-llahu i Madhëruar
O Zoti ynë, Ti je Falës e don faljen, më falni mua prind e mi dhe gjithë Besimtarët!
O All-llahu ynë të lutemi per nder të Pejgamberit s.a.v.s. për nder të Kuranit famëlartë dhe për hir të këtij muaji të bekuar, te lutemi na i prano ibadetet, me na i fal mëkatet tona, me na largue sfidat dhe këtë pandemi me na mëshirue dhe me na shpërblye me Xhenetul Firdews te gjithë Besimtarët!Amin.
Me shumë respekt dhe selam alejkum, i varferi që ka nevoj për Zotin xh.sh.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-