Infermieri i QKMF-së së Dragashit, Fitim Karimani, i cili njihet edhe si përkrahës i flaktë i Partisë Demokratike të Kosovës, në një prononcim për RTV Dukagjinin ka dhënë detaje për punën e tij në pikën kufitare në Vërmicë, ku po kryen kontrollet dhe matjen e temperaturës së qytetarëve që kalojnë nëpër kufi.
Në mes tjerash, infermieri nga Blaçi i Opojës, duke treguar për procedurat e matjes së temperaturës, ka shfrytëzuar rastin që të ironizojë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Fatkeqësisht, ne nuk e kemi atë aftësinë sikurse ministri Zemaj që nëpërmjet syve t’i identifikojmë rastet me Covid, por detyra jonë është që ata persona që kanë temperaturë të lartë, ne i ndalojmë”, ka thënë Fitim Karimani.
Infermieri Karimani edhe përmes profilit të tij në Facebook më herët u është drejtuar me letra ministrit aktual të Shëndetësisë dhe ish-ministrit Arben Vitija, ku kishte kërkuar prej tyre që ta kenë parasysh gjendjen e infermierëve të cilët, sipas Fitim Karimanit, janë duke e bërë punën më të madhe gjatë pandemisë, mirëpo mundi i tyre nuk po shpërblehet./Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.