“Ai dhe unë nuk jemi dhe nuk kemi qenë kurrë miq”, shkroi Scottie Pippen në librin e tij të botuar pak ditë më parë, “Unguarded”. Nga faqet e tij ai sulmon hapur lojtarin më të mirë të historisë, Michael Jordan.
E të mendosh që të dy luajtën krah për krah te Bulls nga 1987 deri në 1993 dhe më pas nga 1995 deri në 1998: “Si guxoi të më trajtojë kështu mua dhe shokët tanë të ekipit në atë kohë në The Last Dance, pas gjithë asaj që bëmë për të dhe markën e tij të çmuar?”.
Një raport i vështirë, që ndoshta tani do të bëhet edhe më i vështirë për shkak të një lajmi të ri. Flitet për një flirt mes Marcus Jordan, djalit të Michael dhe Larsa Pippen, ish-bashkëshortes së Scottie. Të dy filluan të takoheshin në fillim të vjeshtës dhe u panë së bashku në Rolling Loud në NYC. E më pas u shfaqën përsëri muajin e kaluar në një restorant japonez në South Beach.
Ndërsa Larsa Pippen, 48 vjeçare, më parë mohoi çdo lidhje romantike me djalin 31-vjeçar të MJ, gjërat tani kanë ndryshuar. Dyshja festoi në një klub nate në Majami dhe më pas u larguan nga klubi së bashku. Një burim i tha PageSix: “Mund të thuhet me siguri që të dy ishin në një takim”. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.