Kombëtarja e Kroacisë është kualifikuar në çerekfinale të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
Kroacia triumfoi kundër Japonisë vetëm pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 1:4 , pasi në 90 minutat edhe rregullta dhe në vazhdime rezultati ishte i barabartë 1:1, shkruan Demokracia.com.
Më meritori që kombëtarja ballkanike fitoi në penallti ishte padyshim portieri, Livakoviq. Ky i fundit priti tri goditje të futbollistëve japonezë nga pika e bardhë e penalltisë.
Kësisoj, Livakoviq ka hyrë në histori të Kupës së Botës. Ai është bërë portieri i tretë që ka pritur tri penallti në një ndeshje të Kupës së Botës.
3 – Croatia’s Dominik Livakovic is the third goalkeeper to make three saves in a single World Cup penalty shootout after Portugal’s Ricardo in 2006 versus England and Croatia’s Danijel Subasic versus Denmark in 2018. Hero. pic.twitter.com/7BrtzYZbmM
— OptaJoe (@OptaJoe) December 5, 2022
Para Livakoviqit të njëjtën e kishin bërë portugezi Ricardo në vitin 2006 dhe bashkëkombasi i Livakoviqit, Danijel Subasiq katër vite më parë në Rusi.
Kroacia në çerekfinale do të ballafaqohet me fituesin e takimit Brazil – Kore e Jugut që luhet sonte me fillim nga ora 20:00./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.