Italia më e saktë se Spanja në penallti, kualifikohet në finalen e “Euro 2020”

Opoja.net Opoja.net Sport

Italia është kualifikuar në finalen e madhe të Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Në gjysmëfinalen dramatike që u zhvillua sonte, Italia me shumë meritë arriti ta prekë finalen e madhe të 11 korrikut, shkruan FrontOnline.

Ndeshja që u zhvillua në “Wembley” në 90 minuta kohë të rregulltë u mbyll baras 1:1.

Federico Chiesa (’60) shënoi fillimisht për Italinë, kurse në minutën e 80-të shënoi Alvaro Morata.

Ndeshja shkoi në vazhdime, por edhe në këtë fazë nuk u shënua asnjë gol, kështu që fituesi u vendosë në penallti.

Në ekzekutimin e penalltive, “Azzurrët” ishin më të saktë duke fituar me rezultat 4:2.

Në finalen e së dielës, Italia do të përballet me fituesin e ndeshjes së nesërme, Angli – Danimarkë./OpojaNet/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-