Bresanë, Opojë – E pa fund ishte kolona e njerëzve që kishin ardhr në Bresanë të Opojës për t’ia dhënë lamtumiren e fundit profesorit Jeton Nebiu i cili papritmas ka ndërruar jetë nga një atak në zemër.
Në emër të kolektivit të gjimnazit “Xhevdet Doda” të Prishtinës e ka mbajtur në fjalim mortor drejtori i kësaj shkolle i cili pasi ka ngushëlluar familjarët dhe miqtë e të ndjerit, ka folur për personalitetin e profesor Jetonit duke theksuar se ka qenë njëri nga punëtorët më të vyeshëm të këtij gjimnazi…
Shumë emocionuese ishin edhe fjalet e njëres nga nxëneset e klases ku Jetoni ishte kujdestar…
Pas ceremonisë fetare, mbi varrin e të ndjerit janë vendosur dhjetra kurora lulesh.
Jeton Nebiu ishte i lindur më 1971 në fshatin Bresanë të komunës së Sharrit ndërsa prej shumë vitesh ka punuar si profesor i Edukatës fizike në gjimnazin “Xhevdet Doda” të Prishtinës. I ndjeri ishte gjithashtu edhe president i Federatës së Badmintonit të Kosovës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.