Java e 13-të në Superligë nis sot, vëmendja në kryeqytet

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Ky vikend sjell javën e 13-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo javë hapet sot me dy ndeshje, teksa vëmendja pritet të jetë në ndeshjen Prishtina – Llapi.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 18:00.

Prishtina hyn në këtë ndeshja pas dy fitoreve radhazi (ndaj Ferizajt dhe Dritës), teksa renditet e treta në tabelë me 18 pikë të grumbulluara nga 11 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Llapi, që deri më tani ka zhvilluar 10 ndeshje në elitë, ka 13 pikë dhe renditet i gjashti në tabelë. Llapjanët luajtën baras në ndeshjen e fundit me Trepçën ’89.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në Gjilan, mes Dritës dhe Ferizajt. Kjo ndeshje do të luhet nga ora 13:00.

Drita synon t’i rikthehet fitoreve pas humbjes në mesjavë nga Prishtina. “Intelektualët” kryesojnë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara nga 12 ndeshje.

Kurse, Ferizaj nuk di për fitore në gjashtë ndeshjet e fundit, ku ka regjistruar dy barazime e katër humbje. “Ujqit” në mesjavë u deklasuan nga Malisheva me rezultatin 0:6.

Ferizaj është i fundit në tabelë me 8 pikë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-