Bazuar në bashkëpunimin e treguar deri me tash dhe gadishmerinë për pjesëmarrje në emisionin “Jeta në Komunë” si dhe për informimin e drejtë të qytetarëve për qeverisje të mirë dhe llogaridhënje përmes këtij emisioni, kryetari i komunës së Dragashit Shaban Shabani është nderuar me mirënjohje nga Kallxo.com, përkatësisht “Jeta në Kosovë”
Kryetari Shabani ka falenderuar gazetarën Jeta Xharra dhe ekipin e saj për bashkëpunimin, interesimin dhe informimin e qytetarëve të komunës sonë. Gjithashtu ai theksoi se bashkëpunimi me mediat është prioritet yni sepse ato ndikojnë drejtpërdrejtë në avansimin e demokracisë dhe transparencës para qytetarëve tanë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.