KA NDËRRUAR JETË:
Besar (Halim) Abdurrahmani
(07.02.1990 – 04.03.2022)
Njoftojmë të afërmit, miqtë shokët…, se pas një sëmundjeje, në moshën 32-vjeçare, dje, në Zvicër ka ndërruar jetë Besar Abdurrahmani nga Bresana.
Trupi i tij do të sillet në vendlindje, por për ditën, kohën dhe faljen e xhenazës së tij do të informohemi.
________
P. S.
Meqë sëmundja e kishte kapluar që nga vegjëlia e tij, megjithatë ai i jepte vullnet vetës dhe mundohej të mos ndalej. Nga viti i III-të fillor – 1999, me prindërit e tij shkoi në Zvicër, por shpirtërisht ishte i lidhur me vendlindjen, dhe mundohej të ruajë kontakte me nxënësit e klasës (siç shohim në një nga letrat që ia ka dërguar mësuesit të tij – prindit tim të ndjerë, Samidin Muhameti, të cilën e ka ruajtur ai dhe ka mbijetuar deri sot).
Besari, ishte edhe vijues i mejtepit, të cilin e pata mësuar deri kur shkoi në Zvicër (K.M.), dhe shpeshherë pyeste se a po mësojnë nxënësit. Sa herë që vinte në vendlindje, na përshëndeste dhe kishte dëshirë të bënte muhabet, bile me nga pak humor, por asnjëherë nuk vërenim shenja pesimizmi tek ai.
Vlen të cekët, se edhe në aksionin e fundit për ndihmë (N. S.), pesë ditë para se të ndërrojë jetë, ai dërgoi 200 € nga Zvicra.
Zoti xh. sh. e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenetin Firdeus.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.