Opoja.net

Ka ndërruar jetë Hoxha Rexhep Elmazi

KA NDËRRUAR JETË HOXHA: Rexhep Elmazi (1957-2019)

Pasditen e sotme, morrëm lajmin që ka ndërruar jetë hoxha Rexhep Elmazi.

312

Me çka po nxeheni në këto ditë të ftohta ?

Ka lindur në Bresanë më 1957. Mësimin fillor e kreu në vendlindje. Ndërsa të mesmen, në medresenë “Alauddin”, Prishtinë, gjatë viteve 1973-1978. Disa vite punoi në shkollën fillore “28 Nëntori”, në Bresanë. Gjatë asaj periudhe shërbeu për Ramazan në Shtupeq të Pejës dhe në disa lagje në Bresanë.

Nga viti 1999 punoi në detyrën e muezinit, në xhaminë e vjetër “Mehmet Kuklibeu” në Bresanë, kurse nga viti 2002-2009 e kryente edhe detyrën e imamit të dytë. Këtyre dy viteve të fundit, për shkak të sëmundjes që e kaploi, deklaroi se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, për atë edhe vendosi që të mos e vazhdojë punën më tutje.

Lusim Allahun xh.sh. që haxhi Rexhepin ta mëshirojë dhe ta shpërblejë me xhenetin Firdeus. Varrimi i tij do të bëhet nesër, e diel, 02.06.2019 pas namazit të drekës në Bresanë. Namazi i xhenazes së tij do të falet te xhamia e vjetër.

Autor: Kasam Muhameti

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net