Opoja.net

Kamomili për dhimbje stomaku

Kamomili për dhimbje stomaku

Kamomili (Matricaria chamomilla) është një barishte e vjetër
medicinale shumë e përhapur që nuk duhet të mungojë në asnjë kuti të ilaçeve.
Efekti i tij është anti-inflamator dhe antispasmodik. Kamomili është një ilaç i
provuar shtëpiak, veçanërisht për dhimbjet e stomakut.

Kamomili emrin e mori nga greqishtja: khamailmelon –
“patate”, sipas erës së saj, dhe u ngjanë mollëve të sapo rënë nga
pema. Sot në mjekësi përdoren dy lloje kamomili, i ashtuquajturi kamomil i
vërtetë (Matricaria chamomilla) dhe kamomili romak (Anthemis nobilis). Për sa i
përket efektit, të dy llojet janë pothuajse identike. Kamomili i vërtetë ka një
shije më të mirë, prandaj përdoret më shpesh, ndërsa kamomili romak ka erë më
të këndshme, prandaj shpesh e gjejmë nëpër kopshte.

Përbërësi kryesor aktiv i kamomilit është vaji esencial me ‘azulen’,
i cili gjithashtu e formon erën karakteristike. ‘Azuleni’ është
anti-inflamator, për shembull mund të përdoret për infeksionet e  zorrëve, fshikëzës ose mishit të dhëmbëve.
Vaji esencial paraqet antiseptik të fuqishëm që vepron kundër infeksione
mykotike në zonën gjenitale. Kamomili ka efekt qetësues edhe në sistemin
nervor, ngërçet dhe tensionin. Këto efekte janë provuar dhe janë shkencërisht të
njohur.

Si çaj, kamomili paraqet ndihmesë të besueshme për problemet
e stomakut. Nëse e përdorni rrallë kamomilin, ju rekomandojmë çajin e paketuar me
qese sepse e ruajnë aromën dhe lagështinë. Në rast se keni probleme akute në
stomak, pini nga dy-tre filxhanë çaj kamomili në ditë.

Burimi: experto.de

Përktheu: Lutfi Muaremi

[Isl@mpress.ch]

TË KAPURIT PËR ADHURIME PAS RAMAZANIT

Merlinda Guraj

NE MUNDEMI EDHE JASHTË RAMAZANI!

Merlinda Guraj

AGJËRIMI I GJASHTË DITËVE TË SHEVALIT – RREGULLA DHE DOBI

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net