KDI: Në “Katalogun e problemeve të Dragashit”, uji më kryesori

Opoja.net Opoja.net Opoja

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton katalogun e çështjeve për komunën e Dragashit, që përfshin problemet me të cilat përballen qytetarët dhe bën prioritizimin e disa çështjeve esenciale që duhet të përfshihen në planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2020.

Në saje të një hulumtimi në terren, në këtë komunë janë identifikuar probleme në infrastrukturën rrugore, rrjetin e kanalizimit, furnizimin me ujë të pijes, transport publik, gjendjen e shkollave, menaxhimin e mbeturinave, çerdhet publike dhe shërbimet shëndetësore.

Çështja e ujit të pijes paraqet problem të madh në komunën e Dragashit, sidomos për pjesën dërrmuese të fshatrave. Sasia e pamjaftueshme e ujit, reduktime të shpeshta sidomos gjatë sezonës së verës, cilësia e dobët e ujit janë probleme me të cilat ballafaqohen banorët.

Çështja e mbeturinave po ashtu paraqet problem për banorët e fshatrave të Dragashit. Ndërsa pjesa më e prekur dhe më e ndotur nga mbeturinat, mbeten fshatrat e pjesës së Gorës të Komunës së Dragashit (Mlijke, Ljeshtane, Radeshë, Kukaljane), hudhjet bëhën në afërsi, hyrje – dalje të fshatrave dhe vendbanimeve sikurse edhe në lum.

Hollësitë lidhur me këto problematika në Komunën e Dragashit, mund t’i gjeni në katalogun e bashkëngjitur në vijim, ndërsa në ditën në vazhdim, KDI do të publikoj katalogun e 7 komunave tjera të hulumtuara.

No photo description available.

Image may contain: text

No photo description available.

No photo description available.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-