Opoja.net

Kërkohet i riu nga Dibra – Dyshohet se është parë në Dragash!

Kërkohet i riu nga Dibra – Dyshohet se është parë në Dragash!

Kërkohet personi i humbur, 18-vjeçari nga Shqiperia, Ardian Sabit Pali, banues në fshatin Dypjakë të rrethit të Dibrës, i cili është zhdukur që nga 18 maji 2020. Njoftimin e kanë bërë sot në redaksinë tonë familjarët e të riut, duke specifikuar se ai kishte dalë në bjeshkët tona për të mbledhur bimë medicinale.

“Vendi ku ka humbur kontaktet ka qenë te ‘Reka e Epërme’ afër fshatit Zhuzhinjë në pjesën e Maqedonisë. Ndarja e djalit nga babai dhe dhendri i tij ka ndodhur më 20 maj 2020, rreth orës 15:00 dhe, që nga ky moment nuk kemi asnjë gjurmë nga djali i humbur.

Gjate këtyre ditëve janë bërë kërkime masive nga familjarët, të afërmit dhe bashkëvendasit , të mbështetur edhe nga strukturat shtetërore të Maqedonisë, në bashkëpunim me ambasaden shqipetare në Shkup”, tha për redaksinë tonë, Ilmi Muça, njëri nga familjarët e të zhdukurit, duke shtuar se kanë informacione se është parë në komunën e Dragashit, saktësisht afër fshatit Pllajnik.

Luten të gjithë ata që kanë mundur ta takojnë, sidomos ata që nga ky çast mund ta takojnë, të lajmërojnë policinë ose edhe në redaksinë tonë. Familjarët thonë se djaloshi 18-vjeçar është rreth 1.75 metër i gjatë, ka flokë ngjyrë gështenje, sytë ngjyrë kafe, mban mjekër dhe fizikisht është pak i dobët.

Të enjten mot më i ngrohtë, kryesisht i kthjellët dhe me diell

Opoja.net

Më të votuarit e LDK-së në Dragash, Hoti i treti

Opoja.net

DKA në Dragash, sot ka organizuar mbajtjen e garave “Olimpiada Matematike”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net