Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e Xhevat Guraj

Opoja.net Opoja.net Opoja

Familjarët e Xhevat Guraj kanë kërkuar ndihmë financiare për shërimin e djalit të tyre.

Mirëdita të gjithë miqtë dhe dashamirësit,

Jemi një familje e prekur nga një fatkeqësi e papritur shëndetësore. Familjari ynë, Xhevat Guraj, 42 vjeç, është aktualisht i shtrirë në spitalin Sistina të Maqedonis dhe lufton kundër një sërë sëmundjesh të rënda.

Gjendja e tij është e kritikë, dhe trajtimi i tij ka kërkuar shpenzime të konsiderueshme shëndetësore. Pas një periudhe të gjatë trajtimi në QKUK dhe tani në spitalin Sistina, ne kemi arritur në një pikë ku nevojitemi për ndihmën tuaj financiare për të vazhduar trajtimin.

Xhevat është diagnostikuar me spondilodiscite të unazave Th8-Th9, infeksion të gjakut, bronchophneumonia, pneumonia pleurale, paraplegji akute, dhe një plagë dekubituse e cila është në një fazë kritike.

Trajtimi i tij ka një kosto totale prej 60,000€, dhe derisa kemi mundur të mbulojmë një pjesë të shpenzimeve, ne jemi ende larg objektivit tonë. Ju bëjmë thirrje juve, miqtë tanë të dashur, për të na ndihmuar të sigurojmë trajtimin e nevojshëm për shërimin e Xhevatit.

Ju lutemi të ndani këtë mesazh me miqtë dhe të afërmit tuaj dhe, nëse është e mundur, të ofroni ndihmën tuaj financiare. Çdo kontribut, sa i vogël qoftë, do të jetë një hap i madh drejt shërimin e tij.

Informacioni për donacionet:

  • Nr i xhirollogarisë: XK051901007275021157
  • SWIFT code: NCBAXKPR
  • Emri i marrësit: Mubarek Guraj (djalit i vëllaut të Xhevat Guraj)

Për informacione shtesë dhe kontributet, ju lutemi të na kontaktoni në këto numra:

  • Sedat Guraj: 045318220
  • Mubarek Guraj: 049332328

Ju falenderojmë sinqerisht për kohën tuaj dhe mbështetjen që ofroni në këtë moment të vështirë. Lutjet tona janë për shërimin e shpejtë të Xhevat Guraj.

Me respekt, Familja Guraj

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-