Gjatë këtij takimi në veçanti është biseduar rreth gjendjes së sigurisë në këtë komune e cila është vlerësuar si e qetë dhe stabile.
Komandanti i stacionit të policisë Shaqir Uka, gjatë takimit të KKSB-së ndër tjerash me theks të veçantë ka folur për gjendjen e sigurisë në këtë komunë. Ai tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Dragashit, ka qenë stabile dhe ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e mirë me policinë e Kosovës.
Edhe përkundër ardhjes së shumë bashkëatdhetarëve dhe fluksit të madh të makinave gjendja në komunikacion është nëne kontroll.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.