Kjo është gjendja në të gjitha pikat kufitare

Opoja.net Opoja.net Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat që pasqyrojnë gjendjen e vendkalimeve kufitare në Kosovë.

Bazuar në të dhënat e kësaj qendre, shihet se gjendja në pikat kufitare është mjaft e qetë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ata që duan të futen në Kosovë përmes cilitdo vendkalim nuk do të presin më shumë se dhjetë minuta.

Ndërkaq, për të futur në territorin e Kosovës nga Serbia, përmes Merdarit, qytetarët duhet të presin deri në 15 minuta.

15 minuta duhet të presin për të hyrë në Kosovë edhe ata që kanë zgjedhur pikën kufitare në Dheun e Bardhë.

Në anën tjetër, qytetarët që po vijnë nga Shqipëria, përmes Vërmicës, do të duhet të presin maksimalisht deri në 10 minuta.

Në vendkalimet e tjera pritja më e gjatë është 5 minuta.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-