Dragash, 07 Maj 2015 -Janë bërë 24 orë pa energji elektrike në Komunën e Dragashit. Rryma është ndërprerë dje në ora 17:00 dhe deri më tani ka mbetur e tillë, KEDS-i nuk ka arritur për ta rregulluar.
Sipas banorëve , ndërprerjet e energjisë elektrike janë të shpeshta në zonë sa herë ka reshje shiu. Ata thonë së janë pagues të rregullt të faturave të energjisë dhe se asnjë nga fshatrat e tyre nuk është penalizuar për mos pagesë, ndaj nuk e meritojnë ndëshkimin.
Korporata Energjitike ka thënë së problemi është në relacionin Zhur-Dragash, ndërsa nuk ka arritur edhe pas 24 orëve për ta rregulluar atë. Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë mbetët të shihet ? (Opoja.net)
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.