Në faqen e vet zyrtare në rrjetin social Facebook, Komuna e Dragashit ka njoftuar se, pas katër ditësh, në Dragash do të organizohet ‘Dita Olimpike 2019’.
Në statusin e publikuar pak kohë më parë, përveç datës dhe orës së fillimit të aktivitetit, nuk janë dhënë detaje të tjera, më të hollësishme në lidhje me karakterin dhe rrjedhën e organizimit të kësaj ngjarjeje. Në këtë paralajmërim është theksuar vetëm se do të organizohet ”Dita Olimpike me fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë (2008)”, dhe se do të ketë ”vrapim qindra metra”.
”Edhe 4 ditë…DITA OLIMPIKE 2019. 27 maj 2019, ora 9:30. Organizohet në Komunën e Dragashit,
Dita Olimpike me fëmijë të lindur në vitin e Pavarësisë (2008). Vrapim qindra metra”, shkruan në njoftimin joformal të Komunës në faqen e saj zyrtare në Facebook./Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.